Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi vihet pas Llorisit

Manchester Unitedi ka kthyer sytë nga portieri francez Hugo Lloris, të cilin po synon ta transferojë në fund të këtij sezoni, kanë raportuar të martën mediumet e huaja.

Lloris është pjesë e Tottenhamit dhe me ekipin nga Londra ka kontratë deri vitin tjetër.

Te Unitedi, janë të bindur se mund të sigurojnë shërbimet e Llorisit për dhjetë milionë euro. 34-vjeçari është kapiten i Tottenhamit, kurse më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi pasi nuk i është ofruar rinovimi i kontratës. Lloris është në futbollin anglez prej vitit 2012 kur iu bashkua Tottenhamit nga Lyoni, kurse te Manchester Unitedi po e shohin si të duhurin për ta zëvendësuar David De Gean, i cili pritet të largohet në verë nga “Old Traffordi”.

Lloris këtë edicion ka 38 paraqitje për Tottenhamin në të gjitha garat.