Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi synon rikthimin e Tevezit

Manchester United është duke menduar të rikthejë sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez, me një kontratë afatshkurtër, raportoi “Tuttosport” të enjten.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është duke luajtur për Boca Juniorsin, por ai mund të kthehet në Angli për t’i dalë në ndihmë ish-skuadrës, transmeton Koha Ditore.

Unitedi është në kërkim të një sulmuesi, pas lëndimit të Marcus Rashfordit. Tevezi në elitën e Argjentinës ka shënuar tre gola në dhjetë ndeshje.

Te Manchester Unitedi luajti për dy vjet nga 2007-ta deri më 2009, ndërsa ishte huazuar nga West Ham Unitedi.

Tevez gjatë asaj periudhe fitoi dy herë Premier Leaguen, Ligën e Kampionëve, Botërorin e klubeve, League Cup dhe Superkupën e Anglisë.

Tevez 35-vjeçar më pas kaloi te rivali lokal i Unitedit, Manchester City, duke fituar Premier Leaguen dhe FA Cup.