Ylli argjentinas, Carlos Tevez ka thënë se ai do të ishte i hapur ndaj mundësisë për kthim te West Hami. Por Tevez po ashtu ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë të re me Boca Juniors.
36-vjeçari ka pasur kontratë me Bocan deri të martën, por ka firmosur kontratë të re për gjashtë muaj.
“Nëse do të më duhej të kthehem në Evropë, unë do të shkoja te West Hami për gjashtë muaj, që të duartrokitem”, ka thënë Tevez, raporton Sky Sports. “Apo do të kaloja gjashtë muaj te Corinthiansi. Nuk do të përjashtoj asgjë, pasi nuk dua të jem i varur nga fjalët e mia”.
Tevez në Evropë ka luajtur me sukses te West Hami, Manchester Unitedi, Manchester City e Juventusi.
Artikuj të ngjashëm