Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi synon dyshen e Wolverhamptonit

Manchester Unitedi është duke u interesuar për dyshen e Wolverhamptonit, Raul Jimenez e Ruben Neves, ndërsa po synon të forcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediumet angleze të dielën.

Krerët e Unitedit kanë nisur negociatat për dy futbollistët, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer po synon të përforcojë skuadrën për të luftuar drejt futjes në Top 4 në Premier League.

Reprezentuesi i Meksikës, Jimenez është duke u kërkuar me ngulm nga Solskjaer për të forcuar sulmin. Ai këtë stinor në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe asistuar nëntë të tjerë.

Reprezentuesi i Portugalisë, Ruben Neves luan si mesfushor dhe në 31 ndeshje këtë stinor ka shënuar tre gola e asistuar dy të tjerë.