Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Unitedi nuk heq dorë nga Nevesi dhe Tilemansi

Manchester Unitedi është në aksion për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Frenkie de Joungun. Por, “The Mirror” pretendon se klubi anglez po përgatitet edhe për disa transferime të tjera.

Unitedi do të kthejë vëmendjen për Ruben Nevesin e Wolvesit dhe Touri Tilemansin e Leicesterit.

Kampioni i 20-fisht i Anglisë ka qenë i lidhur me transferimin e këtyre futbollistëve edhe më herët.

Tash interesimi pritet të jetë më i madh, pasi trajneri Erik ten Hag kërkon të shtojë konkurrencën në skuadër.