Sulmuesi i Wolverhamptonit, Raul Jimenez ka gjasa të mëdha të kthehet në kampionatin e Meksikës.
“The Sun” ka raportuar të enjten se interesim për Jimenezin ka shprehur skuadra meksikane Club America, pasi sulmuesi nuk është i kënaqur tek ekipi anglez.
Jimenez nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Wolvesit, Julen Lopetegui dhe tashmë ka kërkuar largimin nga klubi në janar.
Skuadra meksikane është gati të ofrojë 20 milionë euro për Jimenezin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024 me Wolvesin.
Këtë sezon, Jimenez ka vetëm dy gola në pesë paraqitje për Wolverhamptonin këtë edicion.