Barcelona është futur në garë për sulmuesin e Meksikës, Raul Jimenez ka raportuar të martën “Mundo Deportivo”.
Jimenez do të largohet gjatë këtij muaji nga Wolverhamptoni dhe Barcelona është gati të bëjë ofertë për shërbimet e tij.
Jimenez nuk bën pjesë në planet e ekipit anglez, i cili për kartonin e tij po kërkon të paktën 10 milionë euro.
Jimenez ka kontratë deri në vitin 2024 me Wolverhamptoni, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Benfica.
Këtë edicion, Jimenez ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në të gjitha garat për Wolvesin.