Manchester United ka rënë dakord për ta shitur mbrojtësin Daley Blind.
Klubi anglez ka hequr dorë nga shërbimet e holandezit, i cili është transferuar te skuadra e Ajaxit.
Klubi holandez ka pranuar të paguajë 19 milionë euro për ish-lojtarin e tij.
“Manchester United ka rënë dakord me Ajaxin për transferimin e Daley Blindit. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruan Manchester United në faqen zyrtare.

Holandezi ishte lënë jashtë skuadrës së Unitedit për turneun para sezonit në SHBA, duke sinjalizuar se tashmë do të largohet prej “Djajve të Kuq”, shkruan KsP.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur 90 paraqitje për klubin anglez, teksa ka shënuar katër gola në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm