Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Blindin

Arsenali është duke e shqyrtuar mundësinë të kthejë Daley Blindin në Premier League, bën të ditur “The Athletic” të hënën.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit aktualisht është duke luajtur për Ajaxin, por ai ka një klauzolë për lirim në kontratën e tij me klubin holandez.

Blind 29-vjeçar ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2022. Ai ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor dhe ka asistuar një gol, transmeton Koha.net.