Mbrojtësi i Holandës, Daley Blind do ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Bayern Munichut, me të cilën thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje, ka bërë të ditur “Kicker” të enjten.
32-vjeçari te Bayerni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me skuadrën e Ajaxit.
Ai me Bayernin do të firmosë kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Blind këtë edicion ka regjistruar 19 paraqitje për Ajaxin në të gjitha garat, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Holandës në Kupën e Botës “Katari 2022”. Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Groningeni.