Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Blindi i bashkohet Gironas

Daley Blind i është bashkuar skuadrës spanjolle Girona.

Blindi ishte pjesë e Bayern Munichut në edicionin e fundit, por është larguar në këtë afat kalimtar të verës.

Lajmi për transferimin e Blindit te Girona është zyrtarizuar të premten nga sajti zyrtar i klubit.

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Në edicionin e fundit, Blindi 33-vjeçar, e fitoi Bundesligën gjermane.