Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni përshëndetet me Cancelon e Blindin

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu, edhe zyrtarisht është përshëndetur me Joao Cancelon dhe Daley Blindin.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga faqja zyrtare e klubit.

“Faleminderit për përkushtimin tuaj, Joao Cancelo dhe Daley Blind. Të gjitha të mirat për ju në të ardhmen”, ka shkruar Bayerni.

Të dy futbollistët fituan kampionatin gjerman me bavarezët.

Cancelo u huazua nga Manchester City në afatin kalimtar të dimrit dhe Bayerni nuk e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së 29-vjeçarit. Ai pati një gol të shënuar e gjashtë asistime.

Blind ndërkohë zhvilloi vetëm pesë ndeshje për Bayernin pasi u transferua nga Ajaxi i Amsterdamit në dimër.