Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi rikthen interesimin për Dybalan

Manchester Unitedi ka rikthyer interesimin për Paulo Dybalan. Ylli argjentinas do të largohet në qershor nga Juventusi kur edhe i skadon kontrata.

Sipas “Corriere dello Sport” drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me menaxherin e lojtarit.

“Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta bindin Dybalan që të transferohet në “Old Trafford” pasi shihet si përforcim ideal për sezonin e ri.

Dybala edhe në vitin 2019 ishte afër transferimit te Manchester Unitedi, por vendosi të qëndrojë te Juventusi.

Për shërbimet e argjentinasit në garë është edhe Interi.