Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi planifikon shitjen e De Geas

Manchester Unitedi po planifikon ta shesë portierin David de Gea. E përditshmja angleze “The Sun”, ka bërë të ditur se klubi ka vendosur ta shesë portierin spanjoll gjatë verës.

Unitedi vendin e titullarit do t’ia besojë portierit anglez Dean Henderson.

Për De Gean interesim ka shprehur Paris Saint-Germaini.

30-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.