Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea nuk është në planet e Manchester Unitedit

David de Gea do të largohet nga Manchester Unitedi. Portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit te “Djajtë e Kuq” dhe do të shitet gjatë kësaj vere.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që portier i parë për sezonin e ri të jetë Dean Henderson.

Me këtë vendim nuk është pajtuar portieri spanjoll që thuhet se ka kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq”.

Portieri spanjoll ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2023.

Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi.

Vendin e titullarit De Gea e ka humbur edhe te Përfaqësuesja e Spanjës në Kampionatin Evropian.

Artikuj të ngjashëm