Portieri spanjoll David De Gea do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere por në formë huazimi, ka njoftuar ESPN të hënën.
Mësohet se drejtuesit e Unitedit kanë marrë këtë vendim për shkak se kërkesat e larta të De Geas, kanë bërë që të gjitha klubet të tërhiqen nga interesimi për transferimin e tij.
Te Unitedi, besojnë se do të gjejnë skuadër për ta huazuar De Gean për edicionin e ardhshëm, i cili ka humbur vendin e titullarit në sezonin e fundit.
Trajneri Ole Gunnar Solsjkaer e ka preferuar Dean Hendersonin përpara De Geas, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023. Portieri 30-vjeçar në sezonin 2020/21 ka regjistruar 35 ndeshje në të gjitha garat kurse me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.