Portieri spanjoll David De Gea nuk do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, ka njoftuar të martën ESPN. Mësohet se De Gea është i vendosur të mbetet të Unitedi për sezonin e ri, dhe të luftojë për një vend titullari Dean Hendersonin.
Henderson në edicionin e shkuar pati fituar besimin e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer si portieri i parë i ekipit. De Gea ka refuzuar të gjitha ofertat për të mbetur te Unitedi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Portieri 30-vjeçar është pjesë e Unitedit prej vitit 2011.