Manchester Unitedi do t’i nisë bisedimet me portierin David De Gea për vazhdimin e kontratës.
Mediat angleze kanë bërë të ditur të hënën se krerët e klubit dëshirojnë ta mbajnë në skuadër portierin spanjoll.
De Gea është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.
31-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Këtë edicion ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm