Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea në shitje

Manchester Unitedi po planifikon ta shes portierin David de Gea. Drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë vendosur ta shesin spanjollin gjatë kësaj vere.

Për 30-vjeçarin klubi anglez po kërkon rreth 40 milionë euro. Interesim për De Gean ka shprehur Paris Saint-Germaini.

De Gea ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023. Ai është pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për 25 milionë euro.