Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi dhe Bayern Munichu në garë për De Gean

David de Gea mund të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni.

Paraqitjet jo të mira në këtë sezon kanë bërë që të kritikohet portieri spanjoll.

Klubi anglez po planifikon ta shesë portierin gjatë afatit kalimtar të verës. Të hënën mediat në Ishull, kanë raportuar se interesim për De Gean, kanë shprehur tri skuadra.

Juventusi, Bayern Munichu dhe PSG-ja, janë ekipet që po synojnë ta bindin spanjollin.

De Gea ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2023. Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2011, kur u transferua nga Atletico Madridi.