Sport

David De Gea mund të transferohet në Serie A

David De Gea

David De Gea do të largohet nga Manchester Unitedi. Portieri spanjoll do të shitet gjatë kësaj vere nga drejtuesit e klubit anglez.

Sipas “Daily Star” së fundmi në garë për portierin ka hyrë Juventusi. Drejtuesit e klubit italian e shohin De Gean si zëvendësues të Wojciech Szczesnyt.

Krerët e skuadrës italiane janë të pakënaqur me paraqitjet e portierit polak.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të dërgojë ofertë mbi 30 milionë euro për De Gean.

Për portierin 30-vjeçar interesim ka shprehur edhe PSG-ja.

De Gea ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023.