Portieri spanjoll David De Gea mund të ndërrojë klub, por jo edhe kampionat gjatë janarit. Mediumet britanike kanë njoftuar të mërkurën se gjasat janë të mëdha që De Gea të largohet nga Manchester Unitedi për t’iu bashkuar Newcastlet.
Madje, thuhet se Newcastle i ka bërë ofertë zyrtare “Djajve të kuq” për transferimin e portierit 31-vjeçar. Për kartonin e De Geas, Newcastle ka ofruar 30 milionë euro për ta bindur Unitedin.
De Gea këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit dhe është i gatshëm të largohet nga “Old Traffordi” përkundër që ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai ka 15 paraqitje këtë edicion dhe te Newcastle po shihet si përforcim i madh për portën.