Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea drejt PSG-s

Portieri spanjoll David De Gea mund të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainint në afatin kalimtar të verës. Mediumet e huaja kanë shkruar të martën se De Gea tashmë ka nisur negociatat me ekipin nga Parisi, i cili po mundohet ta bind portierin e Manchester Unitedit t’i bashkohet pas përfundimit të këtij edicioni.

De Gea ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë kurse te PSG-ja po shihet si përforcim i madh për portën. Portieri 30-vjeçar këtë edicion ka 29 paraqitje me Unitedin në të gjitha garat kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro. Reprezentuesi i Spanjës është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi.