Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte Marcus Rashfordin e lënduar, i cili pritet të mungojë rreth 3 muaj.
Në listën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, është futbollisti i Milanit, Piatek, transmeton KTV.
Mediat në Angli shkruajnë se Unitedi e kanë kontaktuar Milanin për sulmuesin polak, për të cilin klubi anglez ishte i interesuar edhe më herët.
Raportohet se Milani mund ta lejojë largimin e Piatekut, vetëm nëse Unitedi paguan 35 milionë euro, aq sa u kushtoi “kuqezinjve”, të cilët e transferuan nga Genoa.
Ardhja e Ibrahimoviqit te Milani ka rritur konkurrencën në sulm dhe ky është faktori kryesor që do të ndikonte në largimin e 24-vjeçarit.