Krzysztof Piatek do të largohet nga Milani.
Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit “kuqezi” kanë vendosur ta shesin sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton KTV.
Interesim për Piatekun, ka shprehur skuadra e Chelseat.
Madje drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë gati ofertën prej 35 milionë eurosh për sulmuesin.
Piatek, këtë sezon, me Milanin, në tetë ndeshje, ka shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm