Sulmuesi polak Krzysztof Piatek pritet të kthehet te skuadra e Genoas gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të martën “Gazzeta dello Sport”. Mësohet se Piatek në parim është pajtuar t’i bashkohet Genoas, ekip që ka nisur negociatat me Herthën e Berlinit për lirimin e tij.
Genoa po kërkon huazimin e 25-vjeçarit deri në fund të këtij sezoni, me detyrim të blerjes së kartonit për 15 milionë euro. Këtë edicion, ai ka shënuar katër gola në 15 ndeshje në Bundesligë kurse me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2025. Piateku ka luajtur gjashtë muaj te Genoa përpara se të largohet në janar të vitit 2019 te Milani. Ai e njeh mirë klubin italian dhe për këtë arsye po dëshiron kthimin te Genoa, ekip që po lufton për mbetje këtë sezon në Serie A.