Katër klube janë duke luftuar për të nënshkruar me sulmin e Milanit, Krzysztof Piatek në afatin kalimtar të janarit.
shkruan Calciomercato polaku është lidhur me një largim nga Milani, në këtë afat kalimtar pas ardhjes së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviq, transmeton KP.
Sa i përket raportimeve të fundit thuhet se katër klube janë vënë pas tij: Tottenhami, West Ham Unitedi, Aston Villa e Leverkuseni.
24 vjeçari u transferua te Milani në janarin e vitit të kaluar, nga Genoa për një shumë rreth 38 milionë euro.
Që atëherë Piatek ka zhvilluar gjithsej 39 ndeshje në të gjitha garat duke arritur të shënoj 15 gola.