Manchester United raportohet se do të ofrojë 60 milionë funte për mbrojtësin e Juventusit Alex Sandro në janar.
Sipas “Mirror”, trajneri i Unitedit Jose Mourinho është fans i madh i brazilianit dhe e ka përcjellë qe një kohë të gjatë.
Edhe pse Juve refuzoi 65 milionë funte të Chelseat gjatë verës, klubi kampion i Italisë pritet të pranojë këtë ofertë të skuadrës angleze për shkak të formës së dobët të Sandros.