Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro është në radarinne gjigantëve anglez.
Pas Chelseat dhe Manchester Cityt në garë për mbrojtësin e Juventusit ka hyrë edhe Manchester Unitedi, transmeton Koha.net.
Mediat britanike shkruajnë se Sandro është i preferuari i Mourinhos për të zgjidhur problemet e krahut të majtë në mbrojtje.
Çmimi i tij raportohet se është rreth 70 milionë euro. Sandro ishte shumë pranë Chelseat në afatin kalimtar të verës, por Juventusi kishte ndaluar largimin e tij.
Artikuj të ngjashëm