Manchester Unitedi po shikon të transferojë mbrojtësin anësor të Juventusit, Alex Sandro, dhe skuadra e madhe angleze mendon t'ia dyfishojë pagën reprezentuesit të Brazilit.
Alex Sandro është në radhët e Juventusit që nga viti 2015, kur u bashkua nga Porto. Ai ka fituar titullin në Serie A ashtu edhe Kupën e Italisë në të dy stinorët e tij të plotë te Juventusi dhe është ndër mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në futbollin botëror, transmeton “Koha Ditore”.
Gazeta angleze “Daily Mirror” raporton se Sandro 27-vjeçar është në radarin e Manchester Unitedit. Krerët e Unitedit janë të gatshëm të dyfishojnë pagën e futbollistit, ndërsa do të ofrojnë rreth 80 milionë euro dëmshpërblim te Juventusi për të.