Manchester United mendon të refuzojë çdo ofertë që vjen në adresë të vet për mesfushorin holandez, Donny van de Beek, raporton të dielën “The Sun”.
Holandezi nuk ka arritur të jetë i rregullt në ekip që kur iu bashkua “Djajve të Kuq” për 40 milionë euro nga Ajaxi. De Beek me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, ndërsa këtë edicion në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.