Donny van de Beek do të takohet me drejtuesit e klubit të Manchester Unitedit për të diskutuar të ardhmen e tij. Mesfushori holandez është i pakënaqur me vitin e tij të parë te “Djajtë Kuq”.
Van de Beek nuk ka arritur të bindë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe ka pasur hapësirë të vogël. 24-vjeçari ka luajtur vetëm 511 minuta edicionin që sapo përfundoi në Premier League.
Holandezi ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025. Ai u transferua te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi në vitin 2020 për 39 milionë euro.