Te Manchester Unitedi janë të vendosur për të transferuar mesfushorin James Maddison gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tabloidi anglez "The Sun" ka raportuar të premten se Manchesteri tashmë i ka ofruar Leicesterit rreth 70 milionë euro dëmshpërblim për 22-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.
Maddison ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe te Manchesteri shihet përforcim i duhur për mesfushën. Ai në nëntë ndeshje në të gjitha garat te Leicesteri ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.
Maddison së shpejti pritet të debutojë edhe te Përfaqësuesja e Anglisë, kurse me Leicesterin ka kontratë deri në vitin 2023.
Te Leicesteri u transferua vitin e shkuar nga Norwichi për 25 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe tek Aberdeeni e Coventry.