Manchester United nuk ka interesim për ta transferuar gjatë verës sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, ka njoftuar “football-espana”.
Raportohet se për 29-vjeçarin e përfaqësueses së Uellsit, nuk është i gatshëm asnjë ekip anglez të paguajë Balen rreth 12 milionë euro në vit, aq sa edhe paguhet te Real Madridi.
Manchester United kishte shprehur interesim për sulmuesin e krahut gjatë vitit 2013, por jo edhe në këtë periudhë.
Uellsiani Bale te Real Madrid u transferua gjatë vitit 2013, dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.