Manchester Unitedi është në kërkim të një portieri të ri. Sipas “Daily Star” drejtuesit e klubit anglez janë duke e kërkuar zëvendësuesin e David de Geas.
Krerët e “Djajve të Kuq”, e pëlqejnë portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez.
Portieri argjentinas ka pasur paraqitje të mira në edicionin aktual në Premier League.
Manchester Unitedi është i gatshëm të ofrojë rreth 35 milionë euro për argjentinasin.
29-vjeçari ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2024.