Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez.
“The Sun” ka raportuar të premten se Martinez ka kërkuar largimin nga Aston Villa këtë verë dhe Tottenhami po bën gati ofertën për transferimin e tij.
Martinez te Tottenhami po shihet si zëvendësim ideal për francezin Hugo Lloris, të cilit i skadon kontrata këtë verë. Për kartonin e Martinezit, Tottenhami është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro.
Ai është pjesë e Aston Villas prej vitit 2020, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Arsenalin e Wolverhamptonin.
Martinez këtë edicion ka regjistruar 34 paraqitje për Aston Villan, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Artikuj të ngjashëm