Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez është i vendosur të mbetet pjesë e skuadrës së Aston Villas deri në përfundim të kontratës, raporton “The Sun” të mërkurën.
Mësohet se Martinez tashmë ka refuzuar ofertat e shumë skuadrave tjera për ta treguar besnikërinë ndaj Aston Villas, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij, pasi ndihet i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre.
30-vjeçari këtë sezon ka 32 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villas, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Arsenali për 18 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm