Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez mbetet tek Aston Villa

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, nuk e ka ndërmend të largohet nga Aston Villa përkundër ofertave të shumta që ka marrë.

30-vjeçari ka insistuar se do të jetë pjesë e ekipit anglez edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që ta respektojë deri në fund kontratën e tij.

Ai ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2027, ndërsa vitin e shkuar e fitoi titullin e botës me Argjentinën dhe u shpall portieri më i mirë i turneut të mbajtur në Katar.

“Unë jam i lumtur te Aston Villa dhe nuk dua të largohem. Dua ta ndihmoj klubin të ketë suksese”, ka insistuar Martinez.

Këtë edicion, portieri argjentinas ka regjistruar 25 paraqitje në Premier League.