Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa pret oferta për portierin Martinez

Aston Villa po pret oferta për Emiliano Martinezin në verë pas formës së shkëlqyeshme të portierit në Kupën e Botës të vitit të kaluar. Ai me Argjentinën e fitoi Kupën e Botës të zhvilluar në Katar.

“Daily Mail” raporton se klubi anglez është në presion për ta shitur numrin një që ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Martinez pjesë e Aston Villas është prej vitit 2020. Ai më herët ka luajtur edhe në Arsenal. Për Aston Villan sezonin aktual ka qenë në portë në 21 ndeshje.