Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin e Fulhamit, portugezin Joao Palhinha ka bërë të ditur “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se Unitedi po synon transferimin e mesfushorit defensiv në verë, ndonëse konkurrenca për shërbimet e tij është e madhe.
Krahas Unitedit, interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur edhe Chelsea, Liverpooli, Neëcastle e Tottenhami. Palhinha para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Fulhamit në Sportingu dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij, ku ka shënuar 4 gola në 28 ndeshje të luajtura.
Ai ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2027, por ekipi nga Londra është i gatshëm ta lirojë në verë nëse merr një ofertë deri në 50 milionë euro. Për transferimin e tij nga Sportingu, Fulhami ka paguar 25 milionë euro.