Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Kvaratskhelian

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit ofensiv, Kvicha Kvaratskhelia. “The Sun” shkruan të enjten se drejtuesit e Unitedit pritet së shpejti ta kontaktojnë Napolin në lidhje me transferimin e gjeorgjianit.

Unitedi po synon transferimin e Kvaratskhelias në afatin kalimtar të janarit dhe po përgatit një ofertë të majme për kartonin e tij. Pritet që ekipi anglez të ofrojë rreth 80 milionë euro për ta bindur Napolin në lirimin e 22-vjeçarit.

Kvaratskhelia nuk është i kënaqur te Napoli, pasi ekipi italian ka vendosur të mos ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027 me kushte te reja. Ai ka pagë vjetore prej 1.2 milionë eurosh, ndërsa këtë edicion ka 2 paraqitje për Napolin në Serie A.

Artikuj të ngjashëm