Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Havertzin

Pas Liverpoolit e Bayern Muenchenit edhe skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, transmeton Koha Ditore.

Kështu ka shkruar të enjten “The Sun”. Manchester Unitedi në janar do të nisë negociatat me ekipin gjerman, i cili po insiston ta mbajë Havertzin deri në fund të këtij edicioni. 20-vjeçari që vlerësohet ndër mesfushorët më të talentuar në Bundesligë, ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Ai te Manchesteri po shihet si pasardhës i francezit, Paul Pogba, për të cilin pritet që ky të jetë edicioni i fundit në “Old Trafford”.

Havertz në vitin 2016 debutoi me ekipin e parë dhe këtë edicion ka tre gola e një asistim në 18 ndeshje në të gjitha garat. Me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2022.

Ka edhe shtatë paraqitje me Gjermaninë.