Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Havertzin

Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin Kai Havertz, raporton të hënën “The Sun”.

Është trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që po e sheh Havertzin si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm.

Te City po synojnë transferimin e gjermanit në verën e ardhshme pasi te Chelsea nuk janë të kënaqur me formën e tij aktuale. 23-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2025.

City pritet të ofrojë mbi 70 milionë euro për Havertzin, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2020 nga Bayer Leverkuseni.