Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi monitoron Zaniolon

Manchester Unitedi po monitoron situatën e sulmuesit të krahut, italianit Nicolo Zaniolo te skuadra e Romës.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Zaniolo mund të largohet nga Roma këtë verë dhe interesim për transferimin e tij tashmë ka shprehur Unitedi.

Zaniolo këtë edicion ka pasur probleme të mëdha me lëndimet dhe nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me Romën për shkak se i është nënshtruar dy herë operimit të gjunjëve.

Kjo situatë, ka bërë që Roma të mendoj shitjen e tij në verë dhe kartonin e Zaniolos po e vlerëson rreth 30 milionë euro.

Ekipi anglez është i gatshëm për të bërë një lëvizje për 21-vjeçarin, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.

Zaniolo iu bashkua Romës nga Interi në vitin 2018.