Manchester Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e Ajaxit, Jurrien Timber. “Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se Unitedi tashmë ka nisur negociatat me ekipin holandez për transferimin e 21-vjeçarit në fund të sezonit.
Timber do të largohet nga Ajaxi në verë, ndërsa Unitedi për kartonin e tij ka ofruar 50 milionë euro. Timber pëlqehet shumë nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, i cili ka punuar me mbrojtësin kur ishte në krye të Ajaxit dhe për këtë arsye po insiston në transferimin e tij në “Old Trafford”.
Timber ka debutuar me ekipin e parë të Ajaxit në vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Këtë sezon, Timber ka regjistruar 43 paraqitje dhe ka kontribuuar me 1 gol e 2 asistime. Ai ka edhe 15 ndeshje me Përfaqësuesen e Holandës.