Arsenali po tenton ta bindë skuadrën e Ajaxit në lirimin e mbrojtësit Jurrien Timber, me të cilin veçse ka marrëveshje personale. Ajaxi ka refuzuar ofertën e parë të Arsenalit prej 35 milionë eurosh, duke detyruar ekipin anglez të bëjë ofertën e dytë dhe të ofrojë 45 milionë euro për 22-vjeçarin.
Timber ka vendosur të largohet nga Ajaxi këtë verë dhe parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara nga Arsenali.
Atij i është ofruar kontratë pesëvjeçare dhe Timber po pret dritën e gjelbër nga Ajaxi për t’iu bashkuar skuadrës nga Londra. Timber ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë, ndërsa edicionin e fundit pati 2 gola e po aq asistime në 45 paraqitje.