Qendërmbrojtësi Jurrien Timber nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ajaxit pas përfundimit të sezonit aktual. 21-vjeçari ka konfirmuar largimin nga Ajaxi në fund të këtij sezoni, kanë raportuar mediumet holandeze të hënën.
Ai tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij, ndërsa sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Angli.
21-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë, ndërsa po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha angleze.
Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro. Timber prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Ajaxit, ndërsa këtë sezon ka bërë 43 paraqitje, ku ka kontribuuar me 1 gol e 2 asistime. Ai ka edhe 15 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Holandës.