Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me mungesa të mëdha ndaj Liverpoolit

Erik Ten Hag

Manchester Unitedi do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen derbi të xhiros së 17-të të Premier Leagues kundër Liverpoolit.

Në këtë përballje që luhet të dielën në stadiumin “Anfield Road”, skuadra e Unitedit do të jetë pa Bruno Fernandesin dhe Harry Maguiren. Mungesën e këtyre dy futbollistëve, e ka konfirmuar edhe trajneri i Unitedit, Erik ten Hag të premten.

Fernandes është i suspenduar ndërsa Maguire nuk do të luajë për shkak të lëndimit.

Unitedi është i gjashtë në tabelë me 27 pikë, dhjetë më pak se Liverpooli që është lider.