Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me hapa konkretë për transferimin e Mertensit

Raportohet se Manchester Unitedi i ka ofruar kontratë yllit të Napolit, Dries Mertens në vlerë prej 4.5 milionë euro në sezon, transmeton Koha.net.

Belgu ka edhe një vit kontratë me Napolin, dhe mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm, raporton La Repubblica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjiganti anglez i ka ofruar këtë kontratë të leverdishme në mënyrë që ta transferojë 29 vjeçarin në “Old Trafford” këtë verë.

Dhe sipas këtyre raporteve Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë Napolit rreth 30 milionë euro, për belgun që ka qenë vendimtar në këtë sezon në “San Paolo” duke shënuar 27 gola dhe 12 asiste në 40 ndeshje në të gjitha garat.