Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kthen sytë kah Osimheni për ta zëvendësuar Ronaldon

Manchester Unitedi ka gjetur zëvendësuesin e portugezit Cristiano Ronaldo. Mediumet angleze kanë njoftuar të hënën se Unitedi ka kthyer sytë kah sulmuesi i Napolit, nigeriani Victor Osimhen.

Osimhen po shihet si zëvendësim ideal për Ronaldon, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Për Osimhenin, skuadra angleze është gati të ofrojë 100 milionë euro.

Thuhet se sulmuesi i Napolit është synimi kryesor i krerëve të Unitedit, të cilët së shpejti pritet ta kontaktojnë ekipin italian.

Osimhen 23-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka shënuar 11 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat.